22:30 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Humbja e LDK-së në Istog, tregues se partia dhe individët nuk i kanë tapitë e përjetshme të Rugovës”

Zv/ministri në Qeverinë e Kosovës, saktësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka komentuar fitoren e AAK-së në Istog.

Sipas tij, fitorja e AAK-së në Istog është konfirmim i punës së kryeministrit Hardinaj, seriozitetit dhe përkushtimit për të lëvizur gjërat që në vite kanë mbetur pezull e në vendnumërim, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Berisha ka thënë se humbja e LDK-së në komunën që ka udhëhequr gjatë gjithë pasluftës është tregues se LDK-ja si parti e as individët aty nuk i kanë “tapitë” e përjetshme të Ibrahim Rugovës.

Ky është postimi i plotë:

Fitorja e AAK-se ne Istog pervec anes formale e politike, qe do te udheheqim edhe me nje komune ka edhe simbolike interesante.

Se pari, ky rezultat eshte konfirmim i punes se kryeministrit z. Haradinaj, seriozitetit dhe perkushtimit te tij per te levizur gjerat qe ne vite kane mbetur pezull e ne vendnumerim. Me pergjegjesi mund te them se perfaqesuesit e AAK-se ne qeveri jane me te angazhuarit dhe me kerkuesit per te percjellur dinamiken e kryeministrit.

Se dyti, humbja e LDK-se ne komunen qe e ka udhehequr gjate gjithe kohes se pasluftes, eshte tregues se LDK-ja si parti e as individedet aty nuk i kane “tapite” e perjetshme te Ibrahim Rugoves.

Perdorimi i emrit te Tij per motive individuale dhe partiake ne fakt ishte gjate gjithe kohes redukues dhe jokorrekt. Ibrahim Rugova na takon te gjithe neve, ai ishte nje dimension pertej partiakes . Ai ishte ideja e shqiptarizmes, e shtetesise se Kosoves dhe si i tille duhet te kuptohet tash e tutje nga te gjithe.