17:07 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Hungaria përdor çiftin e njohur në internet për një kampanjë dashurie

Një fushatë e re e qeverisë hungareze që promovon vlerat familjare, përmban një çift që sigurisht shumë nga ju e keni parë në internet.

Fushata përmban një foto të një çifti të ri mjaft të lumtur dhe me sa duket shumë në dashuri, që është në përputhje me mesazhin e qeverisë për vlerat tradicionale të familjes, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, fotoja e tyre më herët tregonte deri diku të kundërten e asaj.

Çifti u bë i njohur në foton e “të dashurit të shpërqendruar”, që u përdorë në shumë meme tallëse.

Fotografia është marrë në vitin 2015 nga fotografja spanjolle Antonio Guillem dhe titulli i saj në faqen e imazhit është “Njeriu i pandershëm duke ecur me të dashurën e tij dhe duke u habitur me një vajzë tjetër joshëse”.

Qeveria hungareze është ‘nën zjarr’ për fushatën e saj së fundmi. Muajin e kaluar, Budapest nisi një fushatë të financuar nga tatimpaguesit që synonte Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe biznesmenin hungarez-amerikan George Soros, duke akuzuar Brukselin për shtyrjen e planeve të migracionit që “kërcënojnë sigurinë e Hungarisë”.

Pas një reagimi të ashpër, qeveria hungareze tha se do t’i jepte fund fushatës kundër Brukselit më 15 mars. Reklamat që sulmuan Juncker dhe Soros ishin ende duke u shfaqur në kanalin televiziv ATV të mërkurën. /IndeksOnline/