12:24 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hungaria vendosi ta ekstradojë serbin në Kosovë, vëllai i tij në grevë urie

Autoritet hungareze kanë vendosur që ta ekstradojnë për tek autoritet kosovare të drejtësisë, serbin 49- vjeçar, Ljubisa Manitasheviq, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovës.

Për këtë gjë vëllai i tij, Nikolla Manitasheviq, nga Hoça e Madhe ka hyrë në ditën e dhjetë të grevës kundër këtij vendimi.

Ljubisa Manitasheviq u arrestua në vendkalimin e Horgoshit më 28 shtator dhe është në paraburgim ekstradimi në Hungari.

Atij i është ngritur aktakuzë për krime lufte nga UNMIK në vitin 20015 për veprat penale: “Tentativë vrasjeje” dhe “Krime lufte”.

Sipas gazetës serbe “Danas”, vëllai i tij ka përcjell fjalët e Manitasheviqit, i cili kishte thënë se ai iu drejtua të gjitha institucioneve shtetërore serbe, por që askush nuk u informua për ato që kishin bërë në rastin e vëllait të tij.

Ai thuhet se kërkoi takim me ministrin serb të Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

Po ashtu Nikolla Manitasheviqit i është bllokuar edhe llogaria në Facebook për shkak të postimeve të tij në lidhje me arrestimin e vëllait dhe hyrje në grevë, duke e cilësuar si të papërshtatshme për fëmijët.