13:51 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / B O

Huqja me Barcelonën, Inzaghi flet për Asllanin

Shansi i artë ndaj Barcelonës, ku mund të ishte plumbi i fundit në atë ndeshje madhështore, u hodh poshtë nga Kristjan Asllani pasi talenti shqiptar përballë Ter Stegen nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë.

Simone Inzaghi nuk e harroi talentin nga Elbasani, pasi tekniku zikaltër e aktivizoi në minutën e 72-të dhe madje pas sfidës së fituar nga Interi ndaj Salernitanës. Inzaghi foli fjalë të mëdha dhe pozitive për Asllanin.

“Asllani po rritet çdo ditë e më shumë. Në të njëjtën kohë kam edhe një Mkhitaryan që po punon mirë dhe vendosa që Calhanoglu të bëjë rolin e regjisorit. Asllani do të jetë një vlerë e madhe dhe e shtuar tek Interi për shumë vite, u fut shumë mirë në ndeshje”, u shpreh Simone Inzaghi.