09:56 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Hyjnë në Kosovë ilegalisht, arrestohen tre shqiptarë në Fushë Kosovë

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasi të njëjtit kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë, ata janë arrestuar në Sllatinë të Madhe, në Fushë Kosovë.

“Fshati Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë 28.03.2018-03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit edhe me një të dyshuar tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/