10:57 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hykmete Bajrami u kërkon sërish deputetëve ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Për herë të tretë para deputetëve ka dalë për votim Projektligji për rimëkëmbje wkonomike, pasi që Kosova sikurse mbarë bota po përballet me pandeminë Covid-19, dhe e cila shkaktoj telashe dhe ngecje ekonomike, transmeton IndeksOnline.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kërkuar votën e deputetëve, duke thënë se ky projekligj nuk ka vetëm qëllimin për heqjen e 10 për qind nga Trusti i Kosovës, por se ka një varg benefitesh që pritet të marrin qytetarët dhe bizneset me votimin e këtij ligji.

“Ai ka disa elemente në këtë ligj. Hapja e dhjetë dritareve të reja në kuadër të fondit kosovar për kredi, mbulimin e kamatave për të gjitha bizneset që marrin kredi nga Fondi, mundësi që edhe fermat e vogla por që janë të regjistruara vetëm me numër të regjistrimit të përfitojnë nga ky fond.  Gjithashtu ligji e mundëson që 100 milion euro që nga Agjencioni Kosovare e Privatizimit  janë dërguar për investime kapitale, të përdoren për transefere dhe subjevncione për ndërrmarrjet e sektorit privat”, tha Bajrami.

Ajo vazhdoj të listonte të gjitha veprimet që pritet të ndërmerren me votimin e këtij projektligji, duke treguar se midis tjerash përmes këtij projektligji do të jetësohet plani i Qeverisë së Hotit, për rimëkëmbje.

Bajrami tha po ashtu se me miratimin e këtij projektligji, do të bëhen edhe ndryshime në ligje të tjera e që lidhen direkt me ndarjen e fondeve nga ky ligj e po ashtu me anën të ndryshimeve në Ligjin për tatim, do të mund qytetarët të shtyjnë për një periudhë të caktuar  tatimet e tyre, si obligime ndaj shtetit.

Ajo tregon se janë ndarë para për Ministrinë e Bujqësisë, për atë të arsimit, andaj ka lutur të gjithë të votojnë pro këtij ligji.

“Ne në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do e shihni se përmes programit për rimëkëmbje, që të fillojë, subvencioni i linjës së pagave, ne kemi paraparë se bizneset private nuk duhet të aplikojnë, do ju japim një shumë të caktuar secilës ndërmarrje, kjo shumë do të jetë 50-60 milionë euro. Kemi ndarë 5 milionë për komunat dhe Ministrinë e Arsimit, në fakt janë 10 milionë por tjerat kanë mbetur për gjysme vjetorin tjetër. 12 milionë te Ministria e Bujqësisë. Edhe njëherë ju lus ta voni ligjin dhe të ulemi së bashku të marrim të gjitha vërejtjet tuaja”, theksoi Bajrami.