18:51 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Hyri ilegalisht në Parkun Kombëtar, gjuetari vritet nga elefanti e përpihet nga luanët

Autoritetet e parkut në Afrikën e Jugut thanë se ata gjetën mbetjet e një gjuetari e që besonin se ishte vrarë nga një elefant para se eshtrat e tij të ishin përpirë nga një grup i luanëve këtë javë, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë të lëshuar nga Parqet Kombëtare të Afrikës së Jugut të premten, shërbimi i parkut tha se familja e viktimës tha se ishin njoftuar për vdekjen e tij nga bashkëpunëtorët e tij të supozuar.

Familjes i është thënë se viktima ishte “vrarë nga një elefant”, ndërsa ai dhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar ishin në Kruger National Park, e cila ndodhet në verilindje të Afrikës së Jugut dhe është një nga rezervat më të mëdha të Afrikës.

Police say they arrested three men and seized guns following the alleged poacher's death.

Deri në të enjten në mëngjes zyrtarët nuk kanë arritur të gjejnë trupin viktimës pas marrjes së informatave të mëtejshme kur katër prej bashkëpunëtorëve të supozuar të viktimës u arrestuan një ditë më parë.

“Gjatë këtij kërkimi mbetjet e një trupi u zbuluan,” tha shërbimi i parkut.

“Indikacionet e gjetura në vendngjarje sugjeronin se një grup i luanëve kishte ngrënë mbetjet duke lënë vetëm një kafkë njerëzore dhe një palë pantallona”.

Lions left only the poacher's skull and a pair of his pants, officials say.

Drejtori ekzekutiv i Parkut Kombëtar Kruger, Glenn Phillips, i shprehu ngushëllimet e tij familjes së viktimës.

“Hyrja në Parkun Kombëtar të Kruger në mënyrë të paligjshme dhe në këmbë nuk është veprim i mençur, ka shumë rreziqe dhe ky incident është dëshmi e kësaj”, tha Phillips në një deklaratë.

Katër bashkëpunëtorët e dyshuar të viktimës janë aktualisht në paraburgim dhe do të “paraqiten në gjykatë në kohën e duhur”, shtoi shërbimi i parkut. /Indeksonline/