21:59 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / AR

Hyri me armë në një lokal, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Është arrestuar një person i gjinisë mashkullore sonte rreth orës 21:00 në një lokal në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Kështu mëson Indeksonline nga burimet e veta. Të njëjtat burime thonë se i dyshuari mbante armë.

Tani i arrestuari gjendet në Stacionin Policor Veriu.