22:07 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Hyri për të grabitur në fast-food, hajduti ha dhe e zë gjumi brenda

Një hajdut hyri brenda një Fast Food-i në Gjeorgji, kjo sigurisht që për të kryer grabitje ani pse ai ishte pa maskë dhe e gjithë fytyra e tij shihet .

Fillimisht, i riu duket se ka qenë i uritur andaj përgatitë ushqim për veten e tij, transmeton Indeksonline.

Por akoma më e çuditshme dhe qesharake në të njëjtën kohë është fakti që pasi ai hëngri, u shtri në dysheme dhe fjeti gjumë.

Pasi u zgjua ai u largua, ndërkohë që policia po e kërkon./Indeksonline/