13:05 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / C E

Hysaj kërkon largimin nga Napoli

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ia ka komunikuar skuadrës së tij se këtë verë dëshiron largimin pasi është lodhur, duke luftuar vazhdimisht për një vend titullari.

Agjenti i shqiptarit, Mario Giuffredi, raportoi se klienti i tij nuk do të rinovojë kontratën dhe “Gazzetta dello Sport”, deklaroi se 26- vjeçari këtë verë do të largohet nga Partenopei.

Mbrojtësi këtë sezon ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje, ndërsa prej korrikut fillon viti i fundit i kontratës në Sao Paolo.

Hysaj u transferua te Napoli nga Empoli për shifrën e 5 milionë eurove në vitin 2015 dhe deri tani ka zhvilluar plot 187 ndeshje për napolitanët. /IndeksOnline/