19:26 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / AR

Hyseni: “Albinin e du, por më shumë e du arsimin” – Kanë dështu

Eksperti i njohur për çështje të arsimit, Halim Hyseni është shprehur kundër Qeverisë Kurti për mënyrën si po trajtohet fusha e arsimit.

Sipas ekspertit, programi i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, nuk ka garantuar ndryshim të gjendjes ndërkohë që sipas tij, arsimi duhet të jetë një investim në të ardhmen e vendit.

Hyseni për Indeksonline thotë se Qeveria duhet të refletojë dhe të fillojë të trajtojë fushën e arsimit si prioritet për zhvillimin e vendit.

“Unë Qeverinë Kurti e çmoj për shumë punë tjera, por për fushën e arsimit ka dështuar. Programi i saj nuk ka garantuar një ndryshim të gjendjes. Programi, edhe në këtë rast i Vetëvendosjes, ka qenë jo i mirë.

Iu kam thënë haptas, e di që janë prek sepse unë kam respekt të jashtëzakonshëm për Albin Kurtin por për mua, ajo çka thotë Aristoteli “Platonin e du por të vërtetën e du më shumë”. Edhe unë Albinin e du shumë, por më shumë e du arsimin se Albinin”.

“Nëse mendojmë për të ardhmen e këtij vendi, për një shtet ligjor me qytetarë të shekullit 21 ne duhet të reflektojmë se si veprojmë dhe nxënësit mos t’i largojmë por duhet krijuar kushte që ata të rrijnë”, tha Hyseni./Indeksonline/