09:43 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hyseni: Në Kosovë ndodhi segregacioni dhe aparteidi

Në Prishtinë 25 vite më parë ishin organizuar protesta të cilat kishin qëllim që të realizohet e drejta për mësuar në kushte normale.

Agim Hyseni, ish-kryetar i SBASHK-ut, tha se 25 vite më parë një segregacion dhe aparteid që nuk ndodhi në Afrikë, por në Evropë. “Kërkesa për anëtarësim në UNESCO ndodhi në vitin 1993. Ne me vendosmëri që mund të jetë shembull për kthimin në shkollat tonë legale. Kjo tregonte që ne nuk hiqnim dorë nga e drejta për të qenë në shkolla, që ishte një e drejte universale. 600 mijë qytetarë kërkuan të drejta për arsim”, ai sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Sipas tij në këto protesta kërkohej e drejta më elementare që është arsimi për të rinjtë shqiptar. Ai ka përshkruar peripterit që ndodhën në ato protesta që ishin njëra ndër më të mëdha të kohës, ku merrnin pjesë mbi gjysmë milioni njerëz.

“Ka pasur protestë vullnetare nga Adem Demaçi dhe shokët e tij”, theksoi ai. Hyseni vëri me dije se për këtë protestë kanë pasur edhe përkrahja nga Ibrahim Rugova ish-kryetar i LDK-së. “Ne kemi pasur bashkëpunim me akterët që ishin në atë kohë, njëri nder to është edhe Fehmi Agani”, deklaroi ai.

Hyseni tha se pushteti ka goditur në arsim. “Në atë kohë ka pasur pjesëmarrje të madhe në protesta. Që nga shkolla e deri tek prindërit. Niveli i bashkëpunimi tonë, ka qenë dhe vazhdon të jetë shembull për të qenë të bashkuar. Do të ishte edhe e mirë për të qenë edhe në këtë kohë”, tha ai.

Temat: