16:44 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hyseni shpjegon arsyen e mungesës së Visar Ymerit

Në mbledhjen e 31-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, munguan disa nga fytyrat kryesore.

Madje i pranishëm nuk ishte vetë kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri.

E këtë gjë nuk ka lënë pa e komentuar, kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hyseni.

Sipas tij, nuk është hera e parë që mbledhja e Këshillit mbahet pa qenë Kryetari i pranishëm, shkruan Indeksonline.

Sipas tij në raste të tilla, merr pjesë dhe mban fjalën njëri nga nënkryetarët e kësaj partie ku këtë herë ishin dy.

“Kurse Visar Ymeri na ka kontaktuar dhe uruar punë të mbarë. Ka uruar që të mbledhja të mbahet në frymë konstruktive dhe në frymë të unitetit dhe pajtimit. Besojmë se e tillë ka qenë rrjedha, pra në këtë frymë.Partitë demokratike  janë të tilla kanë edhe mospajtime, Vetëvendosje është në frymë të konsolidimit.Duhet t’i dëshpërojmë të gjithë ata që menduan se Vetëvendosje po shkon drejt shpërndarjes dhe mospajtimit.Ishte mbledhje e rregullt, dhe gjithçka është në normale e sipër. Është edhe forca më demokratike, me jetën më demokratike. Ku lejohet debate,e dhe ballafaqimet, ka hapësirë edhe për diskutime dhe ridiskutime por gjithmonë duke shikuar atë që na bashkon dhe jo për atë që na ndanë.Në këtë mbledhje të këshillit kanë marrë pjesë më tepër anëtarë të Këshillit që gjithmonë marrin normalisht që dikush mungon”, ka përfunduar Hyseni./Indeksonline/