10:14 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. M.

I akuzuari për gjenocid në Ruandë, flet për „vdekjen“ e shtetit të Kosovës !

Vëllai i Milosevicit e Mladicit, ish – oficeri i Francës, Jacques Hogard, i akuzuar për krime lufte e gjenocid, bie pre e propagandës serbe. I bën argatin Serbisë armike… Llomotit, shpreh averzionin ndaj aleancës veri atlantike – NATO-s dhe shtetit të Kosovës. Franca ka njohur pavarësinë tonë, ai pështyn Francën.

——————

Nga Agim Muhaxheri

Papagajtë e Aleksit (Vuçiqit) e bëjnë propagandën e pistë anti Kosovë. Gjuajnë baltë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të akuzuarit në Specialen e Hagës i quajnë terroristë…

Terroristë i kanë quajtur para luftës, gjatë luftës. I quajnë edhe sot.

Vajtojnë, kukasin humbësit e luftës.

Propaganda e tyre, për konsum të brendshëm, është tragjikomike. Papagajtë s‘qajnë kokën pse i gënjejnë të vetët.

Nuk e kanë sefte.

I gjejnë tipat si Dick Martyn të shkarraviten në gazetat e tyre elektronike. Kësaj radhe personazhi i Večernje novosti online është ish-oficeri i Francës, Jacques Hogard, kolonel…

Hogard flet për krerët e UÇK-së, të cilëve po u bëhet gjyq në Gjykatën Speciale në Hagë…, flet ai për „vdekjen“ e shtetit të Kosovës…

Llomotitjet e tij s‘i çon as pampuri.

Tipi ia bën një argat Serbisë armike…

Kush është Jacques Hogard !

Ai është i akuzuari për krime lufte e gjenocid në Ruandë.

Franca, njëri nga aleatët e NATO-s e ka bombarduar Serbinë armike në mars – prill 1999. Ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës…

Tipi pëshyn Francën !

Këtij ia nxori partallet kolegu im, Agim Morina.

Emnaku im për të në fcb shkruan:

„Nuk është vetëm serbofil, por edhe i akuzuar për krime lufte e gjenocid në Ruandë. Kryekriminel. Tamam vëlla i Mladicit e Milosevicit. Djathtist ekstrem. Anti – amerikan dhe anti – gjerman. Dhe ideatori i spastrimit të veriut të Mitrovicës nga shqiptarët“.

Këtë fakt Morina e ilustron me faksimilet e gazetave në gjuhën angleze.

Se çfarë krime lufte në Kosovë bënë hordhitë e Milosheviqit, të cilët vranë edhe fëmijë, këtë ua ka thënë troç misionarja për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, politikani Çedomir Jovanoviq e shumë të tjerë…

Serbinë armike e përkëledh BE-ja !

Pse ?

Deri kur do të zgjasë amnezia ndaj atyre që bënë kërdi në Kosovë ?