13:59 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

I bastiset shtëpia, konfiskohen cigare në vlerë 10 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme në orën 14:10, Njësitet e Hetimeve nga stacioni policor i komunës së Vitisë konform urdhëresës së Gjykatës Themelore Departamenti për Krime të Rënda në Gjilan te datës 30 korrik 2018 ka realizuar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës.

Gjatë bastisjes në garazhin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketa me nga 50 steka cigare të llojit, ‘Pallmall’ në vlerë  rreth 10.000€, transmeton Indeksonline.

Cigaret  ishin pa banderola dhe nuk ju dihet prejardhja. Lidhur me rastin është njoftuar policia kufitare  e cila do të mirët me procedimin e rastit, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/