14:13 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

“I bëfsh edhe 100, duke u puthur me mua”, Patrisi urim të veçantë për ditëlindjen e Tunës

Tuna po feston sot ditëlindjen e 35-të.

Këtë herë festën e ditëlindjes këngëtarja e njohur po e kalon në Chicago të Illinois bashkë me djalin e saj.

Ndërsa nuk kanë munguar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ndër urimet, ai më i veçanti ishte nga bashkëshorti i saj, Patris Berisha, i cili e ka uruar përmes një fotografie intime në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar në InstaStory një fotografi të çiftit ku shihen, duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim special.

“Urime shpirt, i bëfsh 100 kështu veç duke u puthur me mua!”, ka shkruar Patrisi në urimin e tij për këngëtaren./Indeksonline/