16:30 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

I biri i nazistit, nazist i madh në letra

Shkruan: Agim Muhaxheri

Heroi i tij është Milosheviqi, kasapi i Ballkanit. Handke, fashisti, çirret, ndjehet i lumtur se i ka bërë të lumtur serbët. Sigmund Freud do ta kishte dërguar në ishullin Nervi.

Peter Handke

—————————————————————

Akademia suedeze e Nobelit i mbylli sytë. Ia dha Nobelin për letërsi përbindëshit austriak, nipit të ish-Jugosllavisë, Peter Handke, më 10 tetor 2019.

Shpërblehet nazisti me certifikatë.

O tempora, o mores !

Akademia suedeze e Nobelit ra në provim. Skandalin e saj s’e lanë deti…

Lajmi shokoi elitën e letërsisë botërore.

Handke, 77, i lindur në Griff të Austrisë, është i biri i nazistit.

Ai është autor i shumë romaneve, novelave, librave publicistikë, ndër to edhe i “Drejtësia për Serbinë”.

“Unë jam austriak, por nëna ime ishte sllovene. Kjo lidhje me Jugosllavinë filloi shumë kohë më parë kur unë isha fëmijë”, ka thënë Handke në një intervistë për “New York Times”.

Në letrat e tij ky përbindësh serbët i nxjerrë engjëj. Slobodan Milosheviqit, kasapit të Ballkanit, i thurrë elozhe. Mban fjalim në varrimin e tij.

Handke vazhdimisht ishte shprehur kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Arsyeton masakrën në Srebrenicë. Sipas tij, myslimanët e kanë vrarë popullin e tyre për ti fajësuar serbët.

Ky nobelist, me shpirt fashisti, nuk i ka parë masakrat ndaj fëmijëve, grave, pleqve shqiptarë që i bënë serbët e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më 1961 Nobelin e kishte marrë shkrimtari i Jugosllavisë Ivo Andriçi. Është i njohur Projekti i tij për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë.

Jo më kot Sigmund Freud në librin e tij “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (1904) nuk i ka quajtur serbët të paturpshëm (“drskih Srba”).

Këtë tip të frustruar Frojdi do ta kishte dërguar në rehabilitim në bregdet, ishullin Nervi, afër Gjenovës.

Pas këtij çmimi, Handke çirret, ndjehet i lumtur se i ka bërë të lumtur serbët.

Le të pi ai shlivovicë me serbët e tij.