12:59 / E Premte, 19 Maj 2023 / B O

I braktisi fëmijët, Qendra për Punë Sociale ia kthen fëmijët nënës në Istog, u emocionuan nga lotët e saj!

Një nënë ka braktisur tre fëmijët e saj dy natë më parë në Gurrakoc të Istogut. Indeksonline kishte raportuar për këtë veprim të nënës nga komuniteti egjiptian, Miranda Podujeva.

Dy fëmijët e saj janë parë ne qendër të Gurrakocit duke bredhur rrugëve në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa foshnja është gjetur e braktisur e vetme në shtëpi në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pikërisht një vit më parë, Miranda Podujeva e kishte bërë të njëjtin veprim dhe rasti ishte lajmruar në Polici.

Pavarësisht dijenisë për rastet në fjalë, Qendra për Punë Sociale në Istog ka marrë vendim për t’i kthyer fëmijët tek nëna. Këtë vendim e arsyetojn me lotët e nënës të cilët i kanë prekur zyrtarët e kësaj qendre.

“E njohim si rast që 10 vite. Si ka kushtet e mira. Është lehtë me ja marr fëmijët por është vështirë me i kthyer. Ka ardh tu qajt te na e ka kërku falje. Nuk kanë krejt qashtu qysh e kanë ba. Ajo ja ka lanë nën përkujdesje një fqinje” ka thënë Flora Kadaj, zyrtare në Qendrën për Punë Sociale në Istog.

E pyetur për gjendjen e fëmijëve të nënës që po braktisë që disa herë fëmijët, Kadaj ka dhënë detaje.

“E vogla është me anemi. Tash kemi me ndërmor masa për me ja ble terapinë edhe nëse ka nevojë mi dhënë gjak. Ata dy fëmijët tjerë janë mirë.
Ne do të involvohemi të gjithë në këtë rast dhe do të mundohemi me i ndihmu, sidomos për këtë fëmijën e vogël. Ia kemi kthyer se na ka shqetësuar tanë ditën tu kajtë është nënë edhe kemi marrë atë vendim. Nëse e përsërit edhe një herë ne do ja marrim fëmijët. Kur u bënë bashkë fëmijët me të filluan me qajt. Ajo është e mençur nuk i trajton keq.
Ne do ta vëzhgojmë këtë rast” ka thënë Flora Kadaj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nëna që braktisi fëmijët, Miranda Podujeva ka disa raste në Polici dhe është person me precedent penal./Indeksonline/