16:27 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I dashuri im është gjithmonë i lodhur për seks, por…

Ish burri im ka pasur një aferë me një kolege të punës ndërsa i dashuri im pas tij ka pasur lidhje tjera gjatë kohës sa ishte me mua.

Tash nuk mund t’i besoj të dashurit të tanishëm. Nuk e di nëse e kam nga pasiguria që më kanë ofruar lidhjet e kaluara.

Vazhdimisht po mendoj se i dashuri aktual është më mua deri në momentin që të gjejë dikë më të mirë se unë.

Ai ka më shumë femra se meshkuj shok në facebook.

Unë i kam 46 vjet dhe nga martesa kam dy fëmijë.

Ai është 36 vjeçar por shpesh thotë se është i lodhur për seks.

Nuk ka shumë kohë prej se e ka ndërruar punën prej shoferit të autobusit dhe e di që dërrmohet fizikisht por nuk mund të jetë i lodhur gjatë gjithë kohës.

Thotë se më do mua. Nëna e tij u largua nga shtëpia kur ai ishte vetëm 12 vjeçar.

Mua më shumë më duket se më sheh si nënë, a mund të jetë kjo për shkak të moshës sime, apo për shkak të kujdesit që kam për të?

Përgjigjja e psikologes:

Marrëdhëniet e kaluara ju kanë lënë me pasoja, por ky mashkull ju do juve dhe atë që ju bëni për të.

Tregojini atij se jeni të shqetësuar dhe se doni që ai të jetë më romantik gjatë kohës kur ai nuk punon./Indeksonline/

Temat: