I dashuri im nuk dëshiron seks me mua- kam frikë nuk jam aq e dobët sa ish të dashurat e tij
I dashuri im del më mua dhe më prekë e përkëdhelë, por, kohëve të fundit ai nuk dëshiron seks me mua.
Ne ishim shumë mirë kur edhe filluam lidhjen tetë muaj më parë.
Ne të dy i kemi 29 vjet.
Sa herë që unë e provoj të kemi marrëdhënie, ai vepron të kundërtën.
Unë u përpjeka mjaft, dhe pastaj u ndala dhe prita në mos ai do të nxiste një gjë të tillë, mirëpo ai nuk e bëri kurrë këtë gjë.
Kam parë disa nga ish të dashurat e tij dhe të gjitha janë më ndryshe nga unë, janë më të dobëta.
Tani po shqetësohem se mos problem është se nuk kam një trup të bukur.
Unë u përpoqa të flisja me të, por ai u mbyll dhe nuk dëshiron të flas.
Përgjigja: I dashuri juaj pëlqente trupin tuaj mjaftueshëm kur keni filluar së bashku dhe keni pasur marrëdhënie.
Atij ende i pëlqen të ju përqafojë, kështu që trupi juaj nuk është problem.
Është shkatërruese që një njeri të humbas interesin për seksin, por duhet t’ia thoni ju këtë gjë./Indeksonline/