I dashuri im që është shumë më i ri se unë, më ka lënë se nuk mund t’i “dhurojë” fëmijë
I dashuri im më i ri më ka lënë mua, për shkak se nuk mund t’i dhurojë atij një fëmijë, edhe pse ai e dinte këtë që nga takimi jonë i parë.
Unë jam 45 vjeç dhe ai është 23. Ne u takuam në internet dhe biseduam por thash se isha shumë e vjetër për të. Unë kam dy djem të rritur dhe i tregova se unë u sterilizova pasi linda të voglin.
Ne vazhduam lidhjen për në kohë të gjatë së bashku dhe jeta jonë seksuale ishte e mrekullueshme.
ai tani është larguar nga unë. Jam munduar që ta kthej, por ai në fund tha: “Më vjen keq, nuk mund të vazhdojmë. Dua të martohem dhe të kem fëmijë”.
Ai tani është larguar dhe unë ndihem e coptuar. Vazhdimisht qaj, duke menduar për kujtimet e lumtura që kemi ndarë.
Përgjigja:
Më vjen keq që jeni lënduar kaq shumë. Një hendek i madh në moshë mund të çojë në tensione për shkak të fazave të ndryshme të jetës.
I dashuri juaj mund të ketë qenë i sinqertë kur ju jeni takuar, dhe se më vonë e ka kuptuar se ai dëshiron të krijojë familje.
Pozitive është të dini se ju keni aftësi që të tërhiqni një njëri më të ri se ju- por ndoshta duhet të shikoni më shumë rreth atyre të moshës së juaj./Indeksonline/