11:07 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

I dehur tapë, sulmon familjen e tij në Rahovec

Është arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Dhuna në familje ka ndodhur të mërkurën herët në mëngjes, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e  mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/