22:32 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

I dehuri vjedh biçikletën në rrugë, tani e kërkon pronarin t’ia kthej

Një burrë po përpiqet të gjejë pronarin e një biçiklete, të cilën e vodhi sa ishte i dehur në Bazel. 

Ai la henjë në të gjitha parkingjet e biçikletave dhe ka shkroi një letër, ku kërkon falje. Ai tha se kishte pirë shumë dhe mori në shtëpi biçikletën gjatë fundjavës.

Tani i penduar, ai ia ka dhënë biçikletën policisë dhe dëshiron të gjejë pronarin, përcjell albinfo.ch.

Kantoni i Bazelit ka probleme të madha të vjedhjes së biçikletave, më shumë se 2,500 u vodhën vitin e kaluar. Shumica nuk janë gjetur kurrë.