20:24 / E Martë, 27 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

I dolën kundër grevës, mësimdhënësit tani po përballen me mungesën e librave

Edhe pse i dolën kundër grevës, disa mësimdhënës pas fillimit të procesit mësimor po përballen edhe me një vështirësi tjetër.

Mungesa e literaturës po u bën të pamundur mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, kjo si pasojë që fëmijët ende nuk janë pajisur me librat shkollorë.

Rreth kësaj teme për IndeksOnline ka folur Avni Fetahu, Drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës.

Sipas tij arsyeja se pse ka pas mungesë të literaturës deri tani është për shkak të shtëpive botuese dhe se nuk është faji i komunave.

‘’Arsyeja se përse nuk janë shpërndarë librat është se shtëpitë botuese, që i kanë kontraktuar ministrit janë vonuar, pra nuk është faji i komunave, është faji që kanë ardh me vonesë librat. Tek ne kanë ardh të hënën dhe deri nesër do të shpërndahen të gjitha librat’’, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ka pas vështirësi për kompletimin e librave sidomos të asaj të klasës së 5-t, ndërsa tjerat janë shpërndarë me kohë.

‘’Ka pasur vështirësi në kompletimin e librave këtë vit, sidomos për klasën e 5-t, ndërsa të tjerat janë shpërndarë me kohë’’, deklaroi drejtori.

Fetahu ka treguar se në Podujevë ka mungesë vetëm të literaturës së klasës së 5-t, ku kjo temë u diskutua edhe ne Ministrinë e Arsimit.

Shkaqet e kësaj mungese Fetahu prap thotë se janë fajet e shtëpive botuese.

‘’Për Podujevë ka pas mungesë të librave vetëm për klasën e 5-t, temë kjo që u diskutua edhe në Ministrin e Arsimit, për shkaqe të ndryshme pasi që shtëpitë botuese kanë pas një problem derisa është rregulluar’’

I pyetur rreth mësimdhënësve që  i dolën kundër grevës dhe filluan mësimin se a është kjo një pengesë tjetër për mësimdhënësit.

‘’Konsideroj që nuk është pengesë, për arsye se shumica e mësimdhënësve i kanë pas literaturat, përjashto ato që thash, klasën e 5-t, tjerat kanë qenë në rregull’’ u përgjigj ai./IndeksOnline/