20:26 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

I duhen golat por Valverde e pushon Messin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjën ndaj Levantes.

Përzgjedhja e trajnerit të Barcelonës ka një risi të madhe: mungon Leo Messi.

Argjentinasi është në avantazh sa i përket numrave për Këpucën e Artë dhe tashmë po mendon për Kupën e Botës. Sic duket kjo ishte arsyeja teknike e mungesës së Messit.

Përvec Messit, mungojnë edhe Sergi Roberto i pezulluar dhe Umtiti i lënduar.

Kjo është lista me lojtarët e ftuar: Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Piqué, Yerry Mina, Vermaelen, Digne, Sergi Roberto, Busquets, Rakitiç, Paulinho, André Gomes, Denis Suárez, Iniesta, Coutinho, Dembelé, Alcácer dhe Suárez. /IndeksOnline/

Temat: