11:15 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

I dyshuari vë në shitje armët në rrjete sociale, i “ blejnë” hetuesit

Hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” kanë ndjekur një informatë nga rrjetet sociale ku një i dyshuar kishte vënë në shitje armë ilegale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe janë siguruar lejet për blerje të simuluar. Më pas është vënë kontakti me personin e dyshuar i cili është kapur në flagrancë duke tentuar t’u shesë armë hetuesve. Janë sekuestruar dy pistoleta: njëra e “Valter” e prodhuesit gjerman dhe tjetra EKOL Special 199. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit. /Indeksonline/