14:00 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

I falet gjaku familjes Palokaj të Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në faljen e gjakut të familjes Nivokazi dhe asaj Palokaj të Gjakovës, shkruan Indeksonline.

Falja e gjakut iu bë familjes Palokaj, anëtari i së cilës kishte shkaktuar aksident trafiku në Skivjan të Gjakovës, ku humbën jetën dy persona nga familja Nivokazi.
Lekaj me këtë rast tha se falja e gjakut është shërim i një plage e po ashtu karakteristikë e traditave shqiptare.

Ky është postimi i plotë:

Sot ka ndodhur ajo që gjithnjë e ka karakterizuar traditën tonë shqiptare. Falja e gjakut është shërimi i një plagë.

Sot këtë akt human e njerëzor e bënë, familja Nivokazi i Skivjanit të cilët ia falën gjakun e Nēnes dhe Djalit, familjes Palokaj nga Firaja e Gjakovës.

Hasmëritë nuk na dërgojnë askund, prandaj si dje, sot e as nesër nuk duhet të ndalemi, të gjithë bashkë si në kohërat e hershme, kur printe plaku i urtë, Anton Çeta, të angazhohemi që të mos kemi asnjë familje shqiptare të hasmëruar.