11:12 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

“I forti” i Prizrenit, gjuan me pistoletë për të frikësuar personat e maskuar që planifikonin vjedhje

Në Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Prizren 02.09.2020 – 03:31. Dëshmitari mashkull kosovar ka informuar se katër persona të panjohur të maskuar me një veturë kanë hyrë me forcë në një market, i njëjti për t’i frikësuar të dyshuarit ka shtënë në ajër. Është konfiskuar pistoleta me shtatë fishek (për të cilin kishte leje) dhe katër gëzhoja. Rasti është  duke u hetuar.”, njofton Policia e Kosovës.  /IndeksOnline/