08:40 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

I gjenden armë dhe narkotikë në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar i dyshuari nga fshati Pogragjë të Gjilanit, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, dy karikator të pistoletës, një pushkë gjuetie, 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7-thika , një qese të mbushur me gur kristalor në peshë 5.2 gram që dyshohet të jetë kokainë dhe dy paketime letër rizlla.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/