09:16 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I gjendet kallashi me plotë fishekë në shtëpi, arrestohet Pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është konfiskuar një armë automatike AK-47 me 10 fishekë.

Në raportin e policisë për këtë rast thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një arme automatike AK-47 me një karikator me 10 fishek te kalibrit 7.62 mm dhe 10 fishek te kalibrit 7.35 mm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt” thuhet në raport./Indeksonline/

Temat: