14:40 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

I hedhin mbeturina para shtëpisë, ja si hakmerret pronari i shtëpisë (Foto)

Hedhja e mbeturinave është një nga vetit më të këqija si për ambientin ashtu edhe shëndetin.

E kjo nuk tolerohet aspak sidomos në vendet e civilizuara dhe me sundim të rendit dhe ligjit, transmeton Indeksonline.

Të paktën kështu ka ndodhur në një vend në SHBA, ku një personi i janë hedhur mbeturina pranë shtëpisë së tij. Ai pasi ka parë mbeturinat ka gërmuar dhe ka gjetur një zarf, në të cilin shkruhej adresa e një shtëpie.

Duke aluduar se ajo është adresa e pronarit që ka hedhur mbeturinat, i dëmtuari i ka marrë ato dhe i ka hedhur përpara shtëpisë së personit të shkruar në zarf./Indeksonline/

Temat: