15:21 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I humbi zgjedhjet në Ferizaj, mirëpo i vjen një gëzim i madh Muharrem Sfarqës!

Ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili në zgjedhjet e 19 nëntorit u mposhtë nga Agim Aliu i Paritsë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar miqtë e tij për një lajm të mirë që ka marrë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sfarqa ka treguar se djali i tij, Driloni, ka diplomuar në njërin prej Fakulteteve të njohura botërore.

“Nuk ka ndonjë fjalë a thurje vargjesh që e shpreh gëzimin e prindërve kur vijnë në shtëpi sukseset e fëmijëve”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Statusi i plotë:

Pas lajmeve jo të mira nga politika vijnë lajme super të gëzuara në familje, aty ku njeriu e gjen ngrohtësinë dhe dashurinë e paçmim.

Driloni im nga dita e djeshme është bërë me diplomë të Fakultetit Ekonomik në Staffordshire University nga Anglia.

Nuk ka ndonjë fjalë a thurje vargjesh që e shpreh gëzimin e prindërve kur vijnë në shtëpi sukseset e fëmijëve.

Një baba krenar mbetet gjithmonë i tillë kur rrugëtimi në studime është sfidues , ashtu siç ishte kjo përvojë për ty.

Paç mbarësi , shëndet e shumë lumturi në jetë e në profesion Drilon.