19:45 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I ishte zhdukur babai prej një muaji, djali e gjen me një femër në… [Video/Foto]

Kishte më shumë se një muaj që ishte zhdukur, nuk do ta besoni ku e gjeti një djalë nga Fieri babain e tij.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, banorët e pallatit ku jetonte i moshuari ishin shqetësuar për të pasi nuk e kishin parë prej kohësh. Por, ka qenë i riu, ai i cili ka zbuluar se babai i tij kishte nisur bashkëjetesën me një grua në një tjetër qytet dhe nuk kishte njoftuar për shkak të opinionit.

“Banorët e një pallati në Fier janë bërë merak për një të moshuar i cili jetonte në të njëjtin pallat pasi ishte zhdukur prej një muaji. Komshinjtë kanë telefonuar të afërmit e tij dhe më pas edhe djalin i cili më pas ka zbuluar se babai kishte nisur një bashkëjetesë me një grua në një qytet tjetër.

I moshuari nuk i kishte treguar askujt për bashkëjetesën që kishte nisur pasi kishte turp”, tha gazetari.