19:32 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

I lënduari nga aksidenti i rëndë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë!

Pasditen e sotme vendi ynë u përshkua në reshje të shumta të shiut. Kjo ka bërë që në rrugë të krijohen kolona, derisa të shfaqen edhe rreziqe në komunikacion.

Një aksident më i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka konfirmuar lajmin e Indeksonline, derisa ka thënë se aksidentin e ka shkaktuar njëri nga shoferët e tre kamionëve të përfshirë, e që i njëjti nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe gjendjes së rrugës. Si pasoja sipas tij ka mbetur një i lënduar, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Po është e vërtetë, ka ndodhë një aksident në orët e pasdites të sotme, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, në fshatin Livoç i Poshtëm. Një kamion dyshohet se nuk e ka përshtat shpejtësinë, gjendjes dhe kushteve në rrugë dhe i ka godit dy kamionë të tjerë në lëvizje e sipër gjatë përballë kalimit. Me këtë rast një person është i lënduar dhe ka kërku ndihmën e mjekut e që është jashtë rrezikut për jetë, derisa Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit”.

Ndryshe Hashani ka bërë apel tek vozitësit e automjeteve që të ketë kujdes maksimal sepse pas reshjeve të shiut rrugët janë të papërshtatshme.

Rrugët janë të kalueshme të gjitha, megjithatë duhet pas kujdes gjatë drejtimit të veturave me kujdes të shtuar sepse janë rrugët e lagshta dhe kujdesi duhet të jetë maksimal që mos të kemi aksidenti”./Indeksonline/