15:13 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

I madh është Klopp, doli mesazhi i tij që ua tha lojtarëve në mëngjes pasi humbi finalen nga Reali

Jurgen Klopp po llogaritet si njeriu më meritor që Liverpool për të dytin edicion me radhë është finalist në Ligën e Kampionëve. Trajneri gjerman e kishte parashikuar këtë sukses.

Pas humbjes nga Reali në finalen e edicionit të kaluar, Klopp kishte mbledhur futbollistët në mëngjes dhe iu kishte mbajtur fjalim.

Trajneri gjerman iu kishte thënë lojtarëve se do të jemi përsëri në finale edicionin e ardhshëm.

“Ishte çfarë ishte. Humbëm pa fat dhe me pengesa. Por, nuk duhet të mërziteni. Do të jemi prapë në finale vitin e ardhshëm. Ju premtoj për këtë. Dua të keni vetbesim, të punoni shumë dhe të synoni këtë që unë po e synoj. Shihemi në finalen e vitit të ardhshëm” iu kishte thënë Klopp lojtarëve në mëngjesin zhgënjyes pas humbjes nga Reali. /Indeksonline/