15:00 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / B O

I madhi po vjen në ligën e të mëdhenjve, Gerrard po kthehet në Premierligë

Steven Gerrard është afër rikthimit në Premierligë. Legjenda e futbollit anglez raportohet se do të marr drejtimin e Aston Villës në 48 orët e ardhshme.

Gerrard po drejton me plot sukses Rangersin e Skocisë duke e shpallur kampion sezonin e kaluar dhe është lider edhe këtë sezon.

Aston Villa thuhet se do të paguaj 3 milionë funta klauzolë për lirimin e Gerrard nga posti i trajnerit.

Ish-kapiteni historik i Liverpoolit kishte ofertë edhe nga Newcastle United, por që refuzoi pak ditë më parë postin e trajnerit të “laraskave”./Indeksonline/