16:29 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

I mituri kërcënon me armë disa nxënës në një shkollë të Drenasit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot rreth orës  12:00 në fshatin Kishnarek të Komunës së Drenasit, saktësisht në shkollën fillore “7 marsi”.

Sipas dëshmitarëve, një nxënës i klasës së 7-të kishte ardhur në shkollë me revole dhe i njëjti ka kërcënuar  disa nxënës të kësaj shkolle.

Përveç këtij të mituri që ishte me armë, dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se kanë qenë edhe dy persona të tjerë të pajisur me mjetë të ftoftë – (thika).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, mirëpo ende nuk dihen detajet tjera lidhur me këtë kërcënim.

Indeksonline do të tentojë të iu mbajë të informuar…