22:14 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

I mituri që vodhi 280 litra naftë, kapet nga policia

Një i mitur është arrestuar sot nga policia pasi që i njëjti, me datën 15 janar,në kohë të panjohur, kishte depërtuar në ambientet e Shkollës Fillore “Anadollu”  në Mamushë dhe nga aty kishte vjedhur  rreth 280 litra naftë në 14 bidonë.

I mituri është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit për të mitur ndalohet nën masën e arrestit policor./Indeksonline/