I mjafton vetëm 1 gol Juventusit ta mposht Leccen, ngjitet në top 3-she
Juventusi ka arritur një tjetër fitore në Serie A.
Ata mposhtën Leccen, me rezultat 0-1 pas golit të Vlahoviq në fillim të ndeshjes.
Ndërsa ylli kosovar, Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 83-të ku pati dhe mundësi të shënonte në fund të ndeshjes.
Juventusi, ngjitet në vend të 3-të në Serie A ku të cilët kanë gjithsej 68 pikë./IndeksOnline/

