15:01 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

I moshuari nuk dëshiron të ulet afër gruas me ngjyrë  

Një njeri i pa indetifikuar është filmuar teksa po e ofendonte në mënyrë raciste një grua në fluturimin Barcelonë-Londër, transmeton Indeksonline.

Njeriu në moshë në filmim shihet duke e quajtur gruan bastarde dhe shëmtirë e zezë. Po ashtu i thotë një njeriu tjetër që të ulet në ulësen në midis vetëm që të mos ta ketë afër gruan me ngjyrë.

Përkundër presionit të udhëtarëve tjerë, ai vazhdon ta ofendoj në mënyrë raciste. Përkundër kërkesave të udhëtarve tjerë që ta largojnë plakun racist nga aeroplani, ai nuk u largua. /Indeksonline/