17:45 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

I ndahet mirënjohje Besfort Gashit për kontributin e veçantë në digjitalizimin e shërbimeve në Spitalin e Pejës

Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, bashkë me drejtorin ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Dr. Skender Dreshaj, i ndanë mirënjohje Besfort Gashi, menaxher i Teknologjisë Informative.

Kjo mirënjohje u nda për shkak të kontributit të tij të veçantë në digjitalizimin e shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Me këtë rast, ministri dr. Latifi, tha se pret bashkëpunim të mëtutjeshëm nga z. Gashi, sa i përket teknologjisë informative dhe jo vetëm, në mënyrë që sistemi shëndetësor në Kosovë, të digjitalizohet edhe më gjerë!

Ndërkaq, Brsfort Gashi, faënderoj ministrin dr. Latifi për mirënjohjen, duke thënë se është i gatshëm për bashkëpunim dhe të kontribuoj në sistemin e shëndetësisë!