07:31 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

I pafati i Barcelonës, publikon foton e parë të dhimbshme nga spitali

Barcelona do të jetë pa Rafinhan gjysëm viti. Mesfushori spanjoll ka publikuar një fotografi nga spitali duke konfirmuar se i është nënshtruar një operacioni nga Ramon Cugat.

“Dita e parë” ka qenë mbishkrimi i Rafinhas i vendosur në foton e publikuar.

Rafinha Alcantara pësoi dëmtime në gjurin e majtë dhe mjekët i thanë se e ka të domosdoshme futjen në operacion. Rikthimi i tij pritet të ndodhë vetëm në edicionin e ardhshëm./Indeksonline/