75 Mall Live Search
23:16 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / L A

I pakalueshëm dhe i papërmbajtshëm, Ramadani “Man of the Match” ndaj Lazios

Lecce arriti të merrte një pikë të artë ndaj Lazios.

Ndeshja u mbyll me rezultat 0-0, por që i mjaftoi Lecces të dal nga zona e rrezikut në Serie A.

Lojtari i ndeshjes u shpall ylli i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani.

Ramadani, dha një performancë spektakolare që i mjaftoi të shmangte humbjen nga gjiganti kryeqytetas.

Lecce, ngjitet në pozitën e 17-të dhe ka gjithsej 18 pikë, ndërsa Lazio në të 9-tën me 29 pikë./IndeksOnline/