75 Mall Live Search
20:29 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“I pushuan dy, po na kontrollojnë celularët të gjejnë kush ka çuar foton te JOQ”, ushtaraku rrëfen kërcënimet

“Përshëndetje. Ju lutem shikoni si detyrojnë ushtarët të festojnë e kërcejnë me lekë borxh, pasi shteti nuk u jep lekë as rrogën para festës”, ishte rrëfimi i shoqëruar me foto i dërguar pranë redaksisë sonë nga disa ushtarakë.

“Kërcen prifti nga belaja” i thonë këtij muhabeti, që megjithëse ka kohë që rrogat e këtyre punonjësve të shtetit nuk kanë asnjë ndryshim, ata detyrohen të shkojnë në festat e organizuara.

Ushtarakët kanë rrëfyer se edhe tani në prag festash rrogat e tyre qesharake nuk janë shpërndarë, ndërsa shpërblimi duket si një privilegj i ngecur ende në dëshirat e tyre.

Eprorët e tyre e ushtrojnë profesionin fisnik mbi vetë ushtarakët, të cilët kanë dërguar foton në redaksinë tonë, duke i kërcënuar e duke i pushuar nga puna pse këta persona nxorën “sekretin e punës”. Mbase ka qenë urdhër i vetë ministres së Mbrojtjes meqë fotoja është bërë virale në rrjet.

Ata kanë telefonuar duke sqaruar situatën:

Kanë hequr dy prej nesh! I kanë hequr nga puna, janë duke bërë kontrollin e të gjithë celularëve kush ka dërguar foton, po na bëjnë presion!