13:07 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

I ra pishman për operacione plastike, aktorja befason me vendimin e radhës

Meryem Uzerli u kthye në një nga personazhet e aktoret më të dashur, jo vetëm për publikun turk, por edhe për atë shqiptar pas serialit hit “Sulejmani i Madhërishëm”.

Mirëpo, së fundmi Meryem vendosi të ndërhyjë në buzë, mollëza dhe në vetulla duke ndryshuar në mënyrë të dukshme pamjen e saj.

Kjo nuk u pëlqeu aspak fansave të saj, të cilët e kritikuan aktoren turke, aq sa tashmë e kanë detyruar të marrë vendimin për t’u rikthyer në normalitet.

Sipas mediave turke, Meryem do të ndërhyjë sërish në fytyrën e saj për t’u rikthyer në normalitet.

Ajo gjendet aktualisht në Stamboll, ku po realizon takimet paraprake me mjekët për të ndëhyrë.

Epo, tashmë presim se di do të jenë rezultatet e operacionit të rradhës.

Temat: