09:07 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

I reagoi të goli, ylli i Chelseat i komenton Milot Rashicës

Mason Mount ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në fitoren e Chelseat me rezultat minimal 1 me 0 në ‘Anfield’ ndaj kampionit aktual, Liverpool.

Mesfushori anglez shënoi një gol tejet të bukur, saqë i ra në sy edhe lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline.

Rashica përmes rrjeteve sociale e ka shpërnda golin e futbollistit të Chelseat.

Mason Mount kur pa atë i reagoi me komentin: Raketa! – nofkë kjo që tashmë është e njohur për të gjithë.

Kujtojmë që Mason Mount dhe Milot Rashica kanë luajtur së bashku në ekipin holandez, Vitesse./IndeksOnline/