10:05 / E Premte, 05 Mars 2021 / k.v

I riu nga Kosova zgjidhet kryetar i Socialdemokrateve në Halmstad të Suedisë

Rajoni i Halandit ishte i pari në Europë që dërgoi një deputet me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Suedisë. Ishte ky rajon që ia besoj tri mandate Adnan Dibranit i cili tashme tetë vjet ka në duar ekonominë suedeze në komisionet e Parlamentit suedez. Tash me hapa të sigurt pritet që edhe një shqiptar të preke Parlamentin suedez ose Qeverinë suedeze.

Arber Gashi (26) u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate në qytetin Halmstad, që është posti me i larte që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri tani që të bëhem kryetar i Social Demokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët partisë.
Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapozgjedhur do të bëjë gjithçka mundem për të drejtuar patrinë me besim të plotë, trasparence dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit.
Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im, se bashku drejt fitoreve të reja”, shprehët Arbër Gashi i cili rrugën politike e filloi në rininë e partisë e që nga sot është drejtues i saj.

Edhe vetë kryeministri suedez Stefan Löfven e vlerëson lart Arbrin, i cili sigurisht që do të jetë një nder kuadrat më të mirë të Partisë Socialdemokrate e cila është partia më e madhe në Suedi.

Familja e Arbër Gashit është nga Fortesa e Drenasit./IndeksOnline/