12:00 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

I rraskapitur nga pandemia, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudolf Anschober, sot në mëngjes ka dhënë dorëheqje, transmeton Indeksonline.

Ai tha se dorëheqja e tij vjen pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit.

Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut

Në valën e tretë të pandemisë, ai nganjëherë ndihej i vetëm.

Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit – gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij, raporton Kurier./Indeksonline/