23:15 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I shënoi gol dhe ia goditi dy shtylla, Barcelona kërkon Willianin?

Skuadra e Barcelonës shumë lehtë mund ta transferoj yllin e Chelseat, Willian.

Thuhet se Philipe Coutinho mund të jetë “agjenti” i kësaj marrëveshje. Coutinho dhe Willian janë nga Brazili, prandaj ish-lojtari i Liverpoolit mund të jetë një ndikim i madh mbi këtë transferim të mundshëm, transmeton IndeksOnline.

Willian ka ende kontratë me Chelsean, por një transferim i tij në “Camp Nou” do të ishte i mirëpritur.

Ai madje në shumë raste ka shprehur admirim si për Realin e Madridit ashtu edhe për Barcelonën.

“Mendoj se dy klubet janë më të mëdha në botë, Real Madrid dhe Barcelona. Të gjithë ëndrrat janë për të luajtur këtu ndonjëherë”, ka thënë 29-vjeçari për “Resenha Delas”.

Së fundi Willian, i shënoi një super gol ekipit të Barcelonës në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Në atë takim, Willi përveç golit goditi edhe dy shtylla./IndeksOnline/