08:50 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

I shënoi gol Milanit në derbi, Conte kërkon më shumë nga Lukaku

Inter fitoi derbin “Della Maddonina” ndaj Milanit me rezultat të pastër 0:2.

Antonio Conte i Interit foli për DAZN pas lojës, kjo ëshgtë ajo çfarë italiani tha:

“Ishte një lojë e veçantë, nuk është e lehtë të parashikosh një lojë si kjo. Kemi luajtur në Champions League jo shumë kohë më parë, kështu që ishim pak të lodhur, por lojtarët e mi me të vërtetë i dhanë të gjitha. Ne donim ta vendosnim lojën ndaj Slavia Pragës pas nesh dhe kjo është pikërisht ajo që bëmë. Lukaku? Ai mund të japë më shumë, kjo është sigurisht. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë pasi ai ende ka shumë potencial. Lautaro? Ai është vetëm 22 vjeç, ai gjithashtu duhet të përmirësohet dhe zhvillohet” – ishin fjalët e bosit të Interit./Indeksonline/